Zbulohet data kur qyetetarët do të pajisen me certifikatën e Covid-19

Bashkimi Evropian po shpreson që të nxjerrë një certifikatë të COVID-19 deri në muajin qershor në mënyrë që të lejojë qytetarët të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës.

Advertisements

Lëshimin e një dokumenti të tillë po e kërkojnë vendet anëtare të BE-së që janë të varura nga turizmi.

“Kjo është një përparësi për qytetarët tanë dhe prandaj besoj se do të kemi certifikatën para verës”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviq, pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut.

Advertisements

Vendimi do të lejonte ata që janë vaksinuar, të rikuperuar nga COVID-19, ose me rezultate negative të testit të kalojnë kufijtë brenda bllokut, ku aktualisht ka kufizime.

Zyrtarët e BE thonë se askujt nuk do t’i obligohet të përdorë certifikatën e BE-së dhe dokumenti nuk duhet të konsiderohet si një pasaportë vaksine ose diskriminuese.

Shumë vende në BE kanë filluar lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe synojnë që përmes sezonin të udhëtimeve verore të ringjallin ekonomitë lokale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Mbërrijnë në Kosovë 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19
Artikulli tjetërE rëndë në qyetetin shqiptar/ U tha se bakllavaja e tyre nuk bën, burrë e grua bëjnë për spital kunatën