Vràsjè e shumëfishtë? Marrin kthesë tjetër hetimet në Itali në àksidèntin me teleferik që u mori jetën 14 personave

Akuza penale po konsiderohen si pjesë e hetimit në lidhje me tr agje dinë e teleferikut në veri të Italisë që shkaktoi 14 vi kti ma të dielën.

Advertisements

Në një komunikim me gazetarët të hënën, prokurorja kryesore Olimpia Bossi tha se një nga hetimet mbi ngjarjen e rëndë do të përqendrohej te këputja e kabllos dhe te fakti se pse frenat e sistemit të teleferikut nuk punuan.

“Kabllo ishte në tokë, i këputur. Frenat e sistemit të sigurisë nuk funksionuan. Në të kundërt, kabina do të ishte ndalur ndërkohë që teleferiku tjetër ndaloi teksa ishte në fund të linjës. Pra, këto janë faktet, por arsyeja pse ndodhi është natyrshëm nën hetim,” tha Bossi, sipas Associated Press.

Advertisements

Në mesin e hetimeve janë “akuzat hipotetike”, tha ajo, si “vr as ja e shumëfishtë”. Bossi shtoi më tej se akuzat për një “su lm ndaj transportit publik” mund të konsiderohen gjithashtu. Prokurorja theksoi se teleferiku duket si “një formë e veçantë” e transportit publik, në fakt i përshtatet përkufizimit.

Disa orë pas incidentit, u ngritën shqetësime mbi sigurinë e infrastrukturës së transportit të Italisë. Ministria e Transportit tha se sistemi i teleferikut ishte rinovuar në gusht të vitit 2016 dhe ishte kontrolluar totalisht për mirëmbajtjen në vitin 2017 si edhe ishin kryer inspektime të mëtejshme vitin e kaluar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksìdenti i pazakontë, makina përplàset dhe përfundon në çatinë e shtëpisë (foto)
Artikulli tjetërKëngëtarja e njohur shqiptare në zi, jep lajmin e trishtë të humbjes së njeriut të shtrenjtë të familjes së saj(FOTO)