Vranësirat mbesin prezente dhe rriten lehtë temperaturat, ja parashikimi i motit sot

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.

Advertisements

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 20°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 23°C.

Advertisements

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRinas/ Mbërrijnë 12 870 doza të Pfizer, deri tani mbi 773 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 18 maj 2021