Ulen shifrat në Kosovë: 25 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Shifrat Covid në Kosovë kanë pëësuar ulje të ndjeshme këtë të hënë, teksa janë raportuar vetëm 25 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Advertisements

Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste, ndërsa numri total i humbjeve te jetes që nga fillimi i pandemisë është 2226.

Njoftimi i plotë:

Advertisements

196 TË SHËRUAR DHE 25 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast ihumbjes se jetes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të humbjes se jetes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ajo është si Azizi”, shpërthèn keq me mes Arjonit dhe Anës
Artikulli tjetërStudimi i OBSH: Puna me orar të gjatë ka gjasa që të rrisë rrezikun e vdèkjès