Ulen ndjeshëm shifrat e Covid-19 në Shqipëri, 12 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një numër i ulët infektimesh me COVID, pasi 12 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Advertisements

Fatkeqësisht një 89 vjeçare nuk ia ka dalë të fitojë bet ejën me koronavirusin, duke e çuar në 2449 numrin e vi kti mave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor bete jën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Maj 2021)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 118

Të shtruar në spitale 41

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3255

Testime totale 715,526

Raste pozitive 132,297

Raste të shëruara 129,215

Raste Aktive 633

Humbje jete 2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 291

Korçë 83

Shkodër 73

Vlorë 33

Elbasan 32

Berat 36

Lezhë 27

Gjirokastër 19

Fier 11

Kukës 10

Durrës 14

Dibër 4

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVëllai i gjyqtarit të shkarkuar nga Vettingu u gjend i pa jetë në makinën e tij, detaje nga policia (video)
Artikulli tjetërArmina Mevlani rrëfen marrëdhënien e saj me Sali Berishën