U zhvarrosën për 100 euro, grekët kthejnë në Shqipëri pas 15 vitesh eshtrat e 108 personave (video)

Zhvillohet ne mënyrë te fshehtë ngjarja, mbahet larg medias. Asnjë burim zyrtar! Videot te ardhura nga burime që ishin tê pranishëm.Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare.

Advertisements

Përmes një ceremonie që është mbajtur e fshehtë, sot trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet.

Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si ska ndal pasi, trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.

Advertisements

6 persona u morën në pyetje në atë kohë, ndërsa prifti i Kishës refuzoi. Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 trupat e zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.

Sot, në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do mund të shohim eklipsin “Hëna e Luleve” javën e ardhshme? Ja çfarë thonë astronomët
Artikulli tjetër“Alienët po jetojnë mes nesh”, burri në Australi publikon faktet