U braktis nga nëna se ishte “fryt” i një lidhje jashtëmartesore, vajza pas 46 vitesh e kërkon, merr lajmin e vdekjes së saj

Ditën e sotme, në “Ka një mesazh për ty”, ka ardhur Gentiana, 46-vjeçarja që kërkon nënën biologjike. Ajo ka treguar se pasi i vdiq nëna që e ka rritur, ajo ka pyetur babanë e saj nëse është e adoptuar, fakt që ky i fundit nuk e ka mohuar.

Advertisements

Pasi i vdiq edhe babai, Gentiana tregoi se ka nisur të kërkojë nënën biologjike, por nuk ia ka dalë. Ardit Gjebrea i tregoi se nëna e saj ka vdekur por i tregoi historinë pse e ka lënë. Sipas informacioneve të grumbulluara, Arditi tregoi se nëna e saj, ka lindur 5 fëmijë dhe më pas bashkëshorti i vdiq. “Kjo e detyroi atë që të shkojë në shtëpinë e babasë së saj. Pas kësaj, ajo ngeli sërish shtatëzanë, në një lidhje martesore dhe kjo e detyroi atë që të të lërë ty në spital. Por gjithmonë ka qarë për ty. Ajo ka vdekur me 10 qershor, në ditën kur të lindi ty dhe të la në spital”, tha Arditi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIsh- demokrati ironizon Bashën: Të sillet si kryetar partie dhe jo si pronar i ndërmarrjes private
Artikulli tjetërLinda e “Për’puthen +40” puth Mevlanin (Foto)