U akuzua se mbështeti palestinezët, Dua Lipa reagon ashpër ndaj mediave amerikane

Dua Lipa, ashtu si shumë personazhe të famshëm në mbarë botën, i ka dalë në mbrojtje qytetarëve palestinezë, pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e Izraelit.

Advertisements

Por këto postime të saj që në thelb kanë si qëllim mbrojtjen e të drejtave të njerëzve nuk janë pritur mirë nga të gjithë, sidomos nga pala izraelite. Madje këto postime të artistes kanë prekur edhe prestigjozen “New York Times”, që ka dalë kundër Duas.

Në një reklamë nga Rrjeti i Vlerave Botërore publikuar nga “NYT”, Dua Lipa, Bella dhe Gigi Hadid, cilësohen si vajza me ndikim shumë të madh, që kanë përçmuar shtetin hebre dhe kanë akuzuar pa të drejtë Izraelin për spastrim etnik.

Advertisements

Për shkak të këtyre akuzave, Dua Lipa është detyruar të reagojë dhe të sqarojë të vërtetën në lidhje me qëndrimet e saj.

“I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në New York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izrealit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si per.sekutim dhe diskriminim.

E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin.

Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të zhvilluar fushatën e tyre me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, shkruan Dua Lipa në një postim në story në rrjetin social ‘Instagram’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Ndodh në Gjermani, portieri i Dortmund lejon kundërshtarin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë
Artikulli tjetërOlti Curri reagon pas kritikave për performancën e Shqipërisë në Eurovizion: Na çatë…