Orët e gjata në punë janë duke vr ar ë qindra njerëz në vit, shkruhet në studimin e parë global të OBSH-së. Në këtë studim, OBSH tregon se 745,000 njerëz kanë humbur jetën në vitin 2016 nga god itja në trui dhe sëmundje të zemrës për shkak se angazhohen gjatë në punë.
Advertisements
Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. OBSH gjithashtu tha që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koron avirusit.
Hulumtimi zbuloi se puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohej me një rrezik 35% më të lartë të god itjes në tru dhe një rrezik 17% më të lartë të vd ekj es nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë.
Advertisements
Studimi, i kryer në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës tregoi se pothuajse tre të katërtat e atyre që vd iqë n si rezultat i punës me orë të gjata ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.
Ndërsa studimi nuk mbulonte periudhën e pandemisë, zyrtarët e OBSH bëjnë të ditur se puna në distancë dhe ngadalësimi ekonomik mund të kenë rritur rreziqet që lidhen me orët e gjata të punës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!