Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri do të publikojë së shpejti albumin e saj të ri, të titulluar “Dafinë Moj”. Ajo ka treguar se ky album është shumë personal dhe do të zbulojë gjëra të rëndësishme të jetës së saj.
Advertisements
Advertisements
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Dafina ka rrëfyer pak nga jeta e saj plot sfida, për të cilën do mësojmë më shumë kur të dalë albumi. Këngëtarja ka përmendur sëmundjen e nënës dhe mungesën e figurës atërore në jetën e tyre.
“Do të mësoni një pjesë shumë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë ske baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!