Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi se është bërë një punë një punë shembullore për të arritur objektivin e vendosur në kohë rekord të vaksinimit të500 000 mijë personave.
Advertisements
Lajm i mirë është se ka përgjysmim të incidencës dyjavore gjithashtu edhe rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale. Manastiliu ka thënë ndër të tjera në fjalën e saj se Ekspertët e Komitetit Teknik janë duke vlerësuar masat, por vendimi do të merret në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike. Ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë ka thënë se do vijojnë të rrisin disponibilitetin e vaksinave dhe se nuk do t ndalen deri sa ti sigurojnë çdo qytetari vaksinën anti-COVID.
“Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-Covid. Tashmë kemi përgjysmim të incidencës dyjavore dhe ka rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale.
Advertisements
Ekspertët e Komitetit janë duke vlerësuar masat, por vendimet do të merren më bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike.
Çlirimi i jetës dinamike duhet të vijojë me respektimin e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave. Ne po bëjmë përpjekje për të rritur numrin e vaksinimeve. Presim në muajt në vijim 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik.
Ne do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave dhe nuk do të ndalemi për t’i siguruar çdo qytetari vaksinimin kundër koronavirusit”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerat Manastirliu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!