Nga Erion Dasho
Advertisements
Dje pati vetëm 6 raste të diagnostikuar me COVID. Në 1 qershor 2020, ose rreth një vit më parë, ishte hera e fundit që shënohej një vlerë njëshifrore në numrin e rasteve me COVID. Për koincidencë, kjo vlerë ishte 6 po aq sa edhe numri i rasteve të diagnostikuar dje.
Këto data shënojnë fillimin dhe mbarimin e tra gjedisë së COVID-it në Shqipëri. Duke nisur nga qershori i vitit 2021, do të kemi raste të reja, do të kemi edhe humbje jete, por skena si ato të dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021 kur familjarët e pacientëve rendnin për të siguruar një bom bol oksigjeni për 1,000 euro dhe një aparat CPAP për 2 apo 3,000 euro, nuk do të përsëriten më.
Advertisements
Gjatë 12 muajve, ndonëse historia nisi dhe përfundoi me 6 pacientë, janë raportuar zyrtarisht rreth 131 mijë pacientë dhe janë prekur realisht mbi 2 milionë; janë raportuar ZYRTARISHT rreth 2,400 humbje jete dhe kanë ndodhur realisht mbi 15 mijë vd ekje.
Gjatë 12 muajve, Shqipëria u bë vendi i parë në botë që arriti imunitetin e grupit jo në sajë të vak sinimit, por duke e “paguar” me çmimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ra për pjesë një qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme.
Në këto 12 muaj, shqiptarët përjetuan për herë të parë në histori rritjen negative të popullatës, pra atë situatë kur numri i vd ekjeve kalon numrin e lindjeve, duke sanksionuar frikën e çdo shqiptari se, nën këtë regjim qeverisës, shqiptarët janë një popull në zh dukje.
Me sa duket epidemia shërbeu për t’i treguar edhe njëherë shqiptarëve se kush po i qeveris sot dhe se çfarë duhet të presim prej qeveritarëve tanë në të ardhmen…/syri.net
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!