Shqetësuese/ Hakerët zbulojnë të dhënat personale të 279 milionë njerëzve

Të dhënat personale e të paktën 279 milionë indonezianëve thuhet se janë zbuluar dhe janë shitur në një platformë hakerësh këtë muaj, njoftuan autoritetet.

Advertisements

Ministria e Komunikimit dhe Informacionit në një deklaratë teksoi se po hetonte dyshimet për rrjedhje të të dhënave dhe shitjen e tyre në platformën e hakerëve “Raid Forums”.

Informacioni në lidhje me rrjedhjen e pretenduar të të dhënave të popullsisë u shfaq fillimisht në mediat sociale, duke pretenduar se ishin nga Agjencia e Kujdesit Shëndetësor dhe Sigurimit Social.

Advertisements

Zëdhënësi i ministrisë, Dedy Permadi theksoi se është një rrjedhje e madhe e të dhënave dhe hetimet do të marrin kohë.
“Për të përfunduar hetimet, ministria do të shqyrtojë disa faza të rrjedhjes së dyshuar”, shtoi ai.

“Do të ketë një hetim më të thellë të çështjes për të gjetur gjurmët e rrjedhjes”, nënvizoi ai duke shtuar se gjetjet e hetimit do të publikohen më vonë.

Iqbal Anas Ma’ruf, zëdhënësi i Sigurimit Social deklaroi se agjencia po heton për të përcaktuar nëse të dhënat e rrjedhura kanë origjinën nga sistemi i saj.
“Ne kemi formuar një ekip të veçantë për të gjetur menjëherë burimin e rrjedhjes”, theksoi Ma’ruf në një deklaratë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se pretendimet për rrjedhje të të dhënave nuk buronin nga Departamenti i Regjistrimit Civil dhe të Popullsisë.
Ka pasur shumë incidente të rrjedhjeve të të dhënave personale në vend.

Në vitin 2020 janë zbuluar të dhënat e informacioneve personale nga përdoruesit e dy vendeve kryesore të tregtisë elektronike, Tokopedia dhe Bukalapak.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA bëni gabim nëse stërviteni me barkun bosh? Çfarë duhet të dini për ushqyerjen para dhe pasi të keni kryer ushtrimet
Artikulli tjetërNdiheni të lodhur pasi keni ngrënë? Ja çfarë ndodh me organizmin tuaj