Shfaqen pamje të alienëve, Pentagoni pohon vërtetësinë e videos

Pamjet e filmuara së fundmi në Kaliforni, po bëjnë xhiron e rrjetit.Ushtarët e një anije luftarake të Marinës, kanë filmuar një objekt misterioz që rri pezull mbi oqean për disa çaste pastaj zhytet në ujë, teksa dëgjohen ushtarët që thonë “Uau u përplas!”.

Advertisements

Pamjet e filmuara me rreze infra të kuqe tregojnë një disk në formën klasike, siç janë paraqitur anijet e alienëve në çdo film rreth tyre, madje dhe Pertagoni zyrtar ka reaguar rreth kësaj videoje që u bë virale në kohë rekord.

Unë mund të pohoj që video është marrë nga personeli i Marinës dhe se po hetohet.”- ka thënë Susan Goug, zëdhënëse e Pentagonit.

Advertisements

Vitin e kaluar Pentagoni, publikoi pamje zyrtare të UFO-ve duke u shprehur se ka prova për ekzistencën e alienëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Tiranë, makina merr flakë në lëvizje
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Fier, makina përplas nënën me dy fëmijët