Shembet “Kafja e Madhe”, ndërtesa simbolike e qytetit të Shkodrës (foto)

“Kafja e madhe” në qytetin e Shkodrës, një godinë historike është shembur, ndërsa fasada është ruajtur.

Advertisements

Gazetarja Anisa Ymeri ka bërë publike fotografitë ku duket se si është rrënuar godina dhe vendi është rrethuar.

Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”, por përveç vendosjes së një pllake, nuk bëri asgjë që të mund të ndalte degradimin e godinës simbol. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”.

Advertisements

Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savija”. Por gjithnjë, prej përmasave që për kohën nuk mund të imagjinoheshin, për të gjithë ruajti emrin Kafja e Madhe.



Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakYlli Rakipi i habit të gjithë, tenton të gjuajë me këpucë nga regjia, ja çfarë ndodhi në mes të emisionit
Artikulli tjetërKura natyrale me ujë dhe limon ju ndihmon që të hiqni dhimbjen e stomakut dhe urthin