Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë, duka arritur të sigurojë 74 mandate deputetësh.
Advertisements
Por pas zgjedhjeve duket se në PS do të ketë një reformë totale, pasi drejtuesit politikë në qarqe kanë marrë një udhëzim nga qendra: të ndërrohen të gjithë kryetarët e PS-së në çdo njësi vendore të Shqipërisë.
Diçka të tillë e paralajmëroi ditën e djeshme edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, i cili tha se Kongresi i PS-së në 2 qershor do t’i hapë rrugë riorganizimit të partisë.
Advertisements
Gjiknuri ditën e djeshme mblodhi ekipin drejtues të fushatës së Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, ku çeli procesin e analizës mbi rezultatin e 25 prillit.
“Me ekipin drejtues të fushatës së Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës çelëm sot procesin e analizës mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shpreha falenderimin tim për realizimin e objektivit, duke garantuar fitoren për herë të dytë të rekordit prej 8 mandatesh si dhe konfirmimin si qarku me mbështetjen më të madhe për PS. Pas çdo beteje elektorale, në familjen tonë politike ka vend për analizë dhe reflektim në çdo njësi vendore të Qarkut, ndërsa Kongresi do ti hapë gjithashtu rrugë riorganizimit të strukturave. Duke vlerësuar atë çka bëmë mirë dhe duke mësuar e reflektuar për ato që mund ti bënim edhe më mirë, do mund të jemi më të fuqishëm dhe të suksesshëm në betejën e ardhshme për zgjedhjet e pushtetit lokal”, shkruan Gjiknuri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!