“Pyll pa derra nuk ka”, u vlerësua me zero pikë nga fqinjët, Anxhela Peristeri flet për herë të parë pas “Eurovision” : Nuk e meritonim…

Performanca e Anxhela Peristerit në “Eurovision” u komentua gjerë e gjatë jo vetëm nga mediat shqiptare, por edhe nga ato ndërkombëtare. “Karma” e saj arriti të depërtonte në të gjithë duke marrë mijëra komplimenta për vokalin dhe performancën shpërthyese në skenë.

Advertisements

Mirëpo, paksa zhgënjyese ishin pikët e marra gjatë votimit, sidomos nga vendet fqinje të cilët Shqipërisë dhe Anxhelës i dhanë zero pikë. Ky vlerësim nga vetë Anxhela nuk pritej pasi “Karma” nuk ishte një këngë e cila meritonte zero pikë.

“Cilado të ishte arsyeja kënga jonë nuk meritonte zero, sidomos nga fqinjët nga të cilët prisnim një votim më të mirë. Të gjithë e dimë që “Eurovision” është pak gjeopolitikë, nuk është një festival ku me gjithë talentin tënd të dalësh e para. Nga vota e publikut ne nuk kishim shumë ok, diaspora është e madhe por nuk votojnë të gjithë, ndërsa vendet e tjera janë më të mëdha”, tha Anxhela.

Advertisements

Një vëmendje të madhe arriti të “rrëmbejë” edhe veshja e Anxhelës ku të shumtë ishin ata që e krahasuan atë me Jennifer Lopez dhe Beyonce.

E për këtë fakt Anxhela ndihet mjaft e privilegjuar të krahasohet me dy divat më të mëdha të muzikës.

“Ishte e dizenjuar enkas për këtë rast dhe për mua është një nga veshjet më të bukura që kam veshur, jo vetëm për mua po e kanë thënë të gjithë. Ata që kanë një mendim të kundërt epo, pyll pa derra nuk ka dhe s’kemi çfarë tu bëjmë. Më bëhet qejfi që më krahasojnë me Beyone apo JLO në veshje, se në zë dhe karrakter nuk ngjajmë”, tha ajo në “Soiree”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrαhu vëllanë, motrën dhe të dashurin, αrrestohet e reja
Artikulli tjetërC’po ndodh? Hiqet aboneja e përgjithshme e transportit publik