Pse Berisha zgjodhi padinë në Paris? Analisti i njohur flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat

Analisti Genc Burimi ka komentuar shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH dhe lëvizjeN e menjëhershme që bëri ish-kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi iu komunikua ky vendim, duke paditur sekretatin Blinken.

Advertisements

Burimi u shpreh për emisionin ‘Breaking’ se Amerika po e bën një gjë të tillë për interesin e vet, duke marrë edhe rrezikun që të zhgënjejnë shqiptarët. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zbatojnë standarde të njëjta për të gjithë.

“Pse nuk bëjnë një gjë të tillë me të tjerët? Manipulimi i zgjedhjeve, hyrjen në data-bazë të qytetarëve, këto duhej të kishin një lloj hetimi. Është edhe një mesazh për Bashën, ose të hysh në koalicion me Partinë Socialiste ose do të të ndodhë e njëjta gjë edhe ty”, tha Burimi.

Advertisements

I pyetur në lidhje me avokatin francez që Berisha ka zgjedhur që të mbrohet, analisti i njohur u shpreh se ka zgjedhur Francën pasi është më pak pro Amerikane në Perëndim.

“Franca nuk është mik i madh i Amerikës. Një avokat karizmatik. Zgjodhi atë që në Francë të ketë një lloj ndikimi që Amerika bën çfarë të dojë kudo. Ky avokat ka marrë në mbrojtje edhe Sarkozinë indirekt”, tha Burimi.

Ky i fundit shtoi se ky vendim i Amerikës nuk i prish aspak imazhin Shqipërisë. “Kjo u thotë vendeve si Franca apo Gjermania që e njohin pak Shqipërinë, se shiko edhe aty po fillon që të funksionojë drejtësia. Në Francë u dënua Sarkozi, kjo do të thotë se edhe më i forti gjykohet. Ishim vendi më pro amerikan, e me këtë po prishin imazhin e tyre. Nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj. E meriton Berisha, por edhe Rama, e meritonte edhe Saimir Tahiri”, tha analisti i njohur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKrenarë! Jo vetëm Anxhela Peristeri, një tjetër shqiptar do të performojë në finalen e Eurovision 2021
Artikulli tjetërE rëndë në Përmet, 12-vjeçarja bie në humnerë(Detaje)