Pasditen e sotme, në sheshin Skënderbej në Tiranë ishte duke u zhvilluar dita e dytë e protestës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore të palestinezëve. Por, edhe pse protesta ishte paqësore uniformat blu ndaluan qytetarët që të protestojnë dhe u munduan që t’i shpërndajnë këta të fundit me dhunë. Por, gjëja më qesharake është se efektivët u kërkuan të pranishmëve që të largohen me pretendimin se tubimi nuk lejohet për shkak të pandemisë, por qytetarët iu janë përgjigjur duke u kujtuar se po në të njëjtin shesh, disa orë më vonë do të mbahet një koncert.
Advertisements
Pjesë nga biseda në shesh:
Policia: Largohuni! Jemi në kohë pandemia.
Advertisements
Qytetarët: Pse ka koncert sot në orën 20:00. Ku ishte pandemia në kohën e fushatës.
Policia: Tubimi është i paligjshëm. Ju lutem shpërndahuni! Do zbatojmë ligjin!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!