Po mundohej të imitonte një video në TikTok, 13-vjeçarja i vë flαkën vetes

Një vajzë 13-vjeçare ndodhet në terapi intensive prej dy javësh, me dje.gie të rënda në të gjithë trupin, pasi i vuri flαkën vetes në përpjekje për të kopjuar një video TikTok-u.

Advertisements

Destini Crane, nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka djegie të shkallës së tretë në qafë dhe në krahun e djathtë. Adoleshentja po mundohej të vizatonte në pasqyrë një formë me lëndë dj.gëse dhe pastaj t’i vinte fla.kën, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimit.

Nëna e vajzës tregon: “Isha duke folur në telefon, kur dëgjova vajzën që bër.tiste dhe më thërriste mua. Hapa derën e tualetit dhe pashë vetëm zj.arr. Destini ishte përfshirë nga fla.kët, i gjithë tualeti ishte përfshirë nga fla.kët. E nxora jashtë, i hoqa bluzën që po di.gjej dhe thërrita ambulancën”.

Advertisements

13-vjeçarja nuk ka folur ende që nga momenti kur është shtruar në spital, në 13 maj, por një shishe alk.ooli që u gjet në tualet mendohet se ka qenë shkaku i incidentit të tmer.rshëm.

“Dua ta sjell në vëmendje këtë që i ndodhi vajzës sime për të rritur sensibilizimin te njerëzit, të cilët duhet të kuptojnë se këto video janë të rre.zikshmë për fëmijët, që duan t’i imitojnë”, tha nëna.

Edhe në vendin tonë, në fillim të këtij muaji, një 10-vjeçar nga Shkodra humbi jetën në përpjekje për të imituar një skenë vetëvr.asjeje, që më pas do ta hidhte në TikTok.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE quajti “aksesor” dhe e shpërfilli në mes të studios, Alesia Bami ka dy fjalë për Albana Bejkon: Dështakët janë…
Artikulli tjetër“Enca jo mo me Benza”, këngëtarja poston video me veturën e re luksoze