Pastrimi i parave, MONEYVAL: Shqipëria nuk ka përmirësim të dukshëm, ja probleme e mëdha

Shqipëria nuk ka përmirësuar dukshëm masat për të l uftuar pastrimin e parave. Kështu lexohet në raportin e publikuar sot të MONEYVAL, mekanizmit monitorues të Këshillit të Evropës.

Advertisements

MONEYVAL analizoi masat legjislative, rregullatore dhe institucionale të implementuara në Shqipëri për të adresuar disa çështje, mes të cilave edhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve e profesioneve jofinanciare. Pas analizës, u vu re se ka pasur vetëm pak hapa pozitive nga autoritetet në lidhje me sanksionet financiare.

Për këtë arsye, MONEYVAL ka vendosur që Shqipëria duhet të vijojë me procedurat dhe të raportojë çdo vit mbi progresin e masave që po ndërmerr.

Advertisements

I themeluar në vitin 1997, MONEYVAL është një Komitet Ekspertësh mbi Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Ter ro rizmit. Është një organ i përhershëm monitorimi i Këshillit të Europës, të cilit i është besuar detyra e vlerësimit të pajtueshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare për të lu ftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, dhe efikasitetin e zbatimit të tyre. MONEYVAL gjithashtu ka detyrën e dhënies së rekomandimeve të autoriteteve kombëtare sa i përket përmirësimeve të nevojshme në sistemet e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës: Nuk kemi më nvojë për prova të reja
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Serbia liron nga bùrgù zyrtarin e PSD-së