OBSH: Numri i jetëve të humbura nga Covid nuk është raportuar i saktë, mund të jetë 3 herë më i lartë

Numri i jeteve te humbura nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, deklaroi zv/drejtorja e pergjithshme e OBSH-së, Samira Asma.

Advertisements

Organizata vlerëson se deri në muajin maj 2021 rreth 3 deri në 4 milionë njerëz kanë humbur jeten si pasojë e Covid 19.

“Në të vërtetë ky numër mund të jetë dy ose tre herë më i lartë. Unë mendoj se në të vërtetë mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë humbje“, u shpreh Asma. Analisti i të dhënave në OBSH, William Msemburi dha detaje të kësaj llogaritjeje, duke sqaruar se ky vlerësim përfshin humbjet e pa raportuara si dhe vdekjet për shkak të mungesës së kapacitetit spitalor, masave të izolimit që kanë kufizuar lëvizjen dhe faktorëve të tjerë.

Advertisements

Koronavirusi u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës, në fund të vitit 2019. Pekini zyrtar nuk i pranoi asnjëherë akuzat për daljen e virusit nga laboratori. Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë udhëtuan drejt këtij qyteti në muajin janar për të hetuar origjinën e virusit.

Ekipi e ka hedhur poshtë teorinë që virusi të ketë dalë nga laboratori, por hulumtimi i tij është mbështetur në kampione dhe prova të cilat i janë ofruar nga vetë zyrtarët kinezë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pèrdhùnìmi është krìm”, të rinjtë nga qytete të ndryshme manifestojnë në mbrojtje të vajzave (video)
Artikulli tjetër“Ka ardhur koha të bësh se*s*”, Antonela ‘shpërthen ndaj Sindit (foto)