Shqipëria del nga zona e kuqe e Covid në hartën botërore për situatën e pandemisë. Mjeku neurokirurg në Madrid, Kita Sallabanda, tha për Tv Klan se ndryshe nga një muaj më parë, dy javët e fundit të Prillit situata në Shqipëri është pozitive.
Advertisements
“Shqipëria është në ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe. Është një vend që është që është në situatën e mesme, nuk është si Kina, Australia apo Meksika në listën jeshile, por është situatë pozitive, ndërsa më parë ishte me ngjyrë të kuqe”, tha Sallabanda.
Sipas mjekut Sallabanda, edhe të dhënat e Bashkimit Europian e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë.
Advertisements
“Unë mendoj se Shqipëria është më mirë se vendet e rajonit. Shqipëria nga të dhënat e BE është vendi i dytë në Europë që po e kalon më lehtë dhe po del më lehtësisht nga kjo pandemi”.
Përmirësimi i situatës ka dy faktorë.
“Dhe kjo është kjo për shkak të vaksinimit të popullatës dhe asaj pjese që e ka kaluar Covid-in”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!