“Nuk jemi gati për tu integruar në BE”/ Rama nga “State of the Union”: Ato vende që na refuzojnë po tregohen skizofrenë, pse na mbajn peng?

Pyetje: Kemi kohë që të publikojmë edhe sondazhet që ne kemi bërë. Kemi bërë një pyetje se ‘Cilat nga këto vende mendoni se do duhet të integrohet në BE’, kemi Shqipërinë të parën, Maqedoninë e Veriut të dytën dhe Serbinë të fundit fare, sipas sondazhit që kemi bërë.

Advertisements

Edi Rama: Për situatën ku ne gjendemi momentalisht është një shaka e re që qarkullon, euro-optimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në Presidencën e Shqiprisë, ndërsa pesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare kur të ketë Turqia Presidencën. Kështu që, mendoj se anëtarësimi në BE dhe nëse më pyesni sot a është Shqipëria gati për të qenë anëtare e BE-së, do të thoja ‘jo’.

Ajo që nuk kuptoj është shtyrja e shtyrja dhe shtyrja e fillimit të punës reale me negociatat, pasi është marrë vendimi. Kur bëhet fjalë për ta pranuar apo jo një anëtar të ri, kjo do kërkojë kohë. Miqtë tanë mund të mbështeten tek modeli turk dhe të thonë, jo nuk jemi gati. Por të mbash pe ng vendet, në rastin konkret Shqipërinë e të thinë jo disa vende, kur ne e dimë shumë mirë pse thonë jo, sepse kanë disa probleme të tjera. Dhe për të shtuar, shto ujë e shto miell….bëj këtë e bëj atë, duket mjaft skizofrenike, nuk ka kuptim.

Advertisements

Kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ në dëmtimin e një vendi sepse një vend tjetër ka ca problem, mund të shndërrohet në një problem të madh. Imagjinoni kur Serbia të jetë aty dhe të thotë Kroacia ‘të shohim pak historinë se se ç’ka aty’, apo Shqipëria, apo Kosova. Pra, duhet të shmangim vënien e historisë në mes të procesit për integrimin europian.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKy është miliarderi me i ri në botë, si e arriti këtë sukses në moshë të re
Artikulli tjetërSondazhi i “IUE”: Shqipëria vendi i radhës që duhet të anëtarësohet në BE, Serbia renditet e fundit me 0 %