Nëntë fosile njeriu Nandertali zbulohen në shpellën e lashtësisë në Itali (fotot)

Mbetjet e fosilizuara të nëntë njerëzve të Nandertalit, siç njihet ndryshe specia më primitive e njeriut, janë zbuluar sot në një shpellë në Itali, njoftoi ministria italiane e kulturës.

Advertisements

Të gjithë individët e zbuluar në shpellën Guattari në San Felice Circeo, në bregdetin mes Romës e Napolit, ishin të rritur, përveç njërit që dukej se ishte i ri.

Fosilet besohet se datojnë prej 50,000 deri në 68,000 vjetëve më parë, teksa më i vjetri mund të datojnë deri në 90,000 apo 100,000 vjet më parë, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Advertisements

“Së bashku me dy të tjerë të gjetur aty në të kaluarën, numri total i individëve të gjetur në shpellën Guattari arrin në 11, duke e konfirmuar atë si një prej vendeve më të rëndësishme të historisë së njeriut të Nandertalit”, thuhej në deklaratë.

Ministri i kulturës Dario Franceschini ngriti lart zbulimin si diçka “e jashtëzakonshme për të cilin do të flasë e gjithë bota”.

Francesco Di Mario, drejtuesi i projektit të gërmimit, tha se kjo tregon se popullata e Nandertalëve do të ketë qenë shumë e madhe në zonë.

Antropologu vendas Mario Rubini tha se zbulimi “hedh drite të rëndësishme në popujt e lashtë të Italisë”.

“Nandertali është faza thelbësore e zhvillimit të species sonë në atë që jemi sot, si maja e specieve dhe krijuesit e parë të shoqërisë së organizuar”, tha ai.

Zbulimet vijnë pas kërkimeve të nisura prej vitit 2019 në shpellën Guattari, e cila është zbuluar aksidentalisht nga një grup punonjësish në shkurt 1939.

Shekuj më parë shpella kishte qenë mbyllur nga një rrëshqitje e lashtë toke, duke ruajtur brenda saj pamje të paprekura të kohës së ekzistencës, dhe tashmë dalëngadalë po shfaq sekretet e saj.

Gërmimet e fundit kanë nxjerrë në dritë dhe qindra kocka kafshësh, kryesisht hijenash apo kafshë të tjera predatore që sillnin në shpellë ushqimin për ta ngrënë ose ruajtur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMelisa e quajti fallco, reagon Lediana: Une nuk e shes veten per karriere
Artikulli tjetërPo i afrohet Tokës, shikoni LIVE ku ndodhet tani raketa kineze e dalë jashtë kontrollit