“Ndjeva djègie në këmbë pastaj m’u paralizua”/ Shteti fqinj raporton raste të shumta me trombozë pas vaksinimit

GREQI-Rastet e trombozës si pasojë e vaksinëns kundër koron avirusit janë spikatur edhe në Greqi ku të vaksinuarit kryesisht me AstraZeneca dhe Johnson&Johnson kanë patur probleme.

Advertisements

Sipas Protothema, drejtoresha e Epidemiologjisë Athena Linou përcolli shqetësimin në lidhje me rastet e trombozës e cila pretendon se në ditët e ardhme mund të shtohen më shumë rastet.

“Kam fr ikë se do të shohim raste të tjera të tilla. Aty ku është e mundur të zgjidhni një vaksinë tjetër, rekomandimi është që të shmangni vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson sepse ekziston rreziku i një ngjarje tromboembolike që nuk është sindroma klasike por e rrallë.” shtoi Linou.

Advertisements

Duke folur për rrjedhën e pandemisë, Linou tha se gjërat po shkojnë mirë përveç ditës së djeshme ku pati rritje tërasteve pozotive.Përsa I përket vaksinave ajo tha se janë të vonuar me vaksinimin dhe se duhet të arrijnë më shumë se 100,000 doza në ditë.

Një pacient i ri ka treguar përvojën e tij ne lidhje me trombozën që ka pësuar. Andreas Metaxakis , 35 vjeç, nga Kreta , foli për dy trombozat që pësoi pas vaksinimit të tij , duke theksuar se ai nuk ka ndonjë sëmundje shoqëruese. I riu arriti të përballonte, tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i ka shpëtuar rre zikut, ndërsa çështja e tij rrallë po analizohet nga ekspertët.

“Jam vaksinuar me Astrazeneca më 29 Prill, ku prezantova simptomat klasike që shfaqen pas çdo vaksinimi, ethe, dhimbje koke, të cilave nuk u kushtoja vëmendje. I injorova. Pastaj pas një jave përsëri kisha dhimbje koke dhe pak ethe dhe e lashë përsëri. Pastaj kisha migrenë që kalonte me 2 pilula, derisa më 10 maj ndjeva një djegie në këmbë dhe ai vd1q, u paralizua. Pastaj shkova në spital dhe ata më thanë se kishte një trombozë,” thotë ai .

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Të zgjedhë vendin dhe orën’, Edith Harxhi sfidon Bashën: Në 14 Qershor do të përballet me një surprizë të madhe!
Artikulli tjetër“Tirja”, merret vendimi për ish-sanitaren e Shefqet Ndroqit