Vaksinimi i qytetarëve për dozën e dytë anti-Covid pranë tendave në sheshin “Skënderbej” është bllokuar.
Advertisements
Shkak për këtë mësohet se është bërë mungesa e vaksinave.
Me rekomandim të mjekut të familjes qytetarët janë paraqitur në shesh për t’u vaksinuar por personeli mjekësor iu thotë të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, por sipas tyre aty iu thuhet se nuk kanë vaksina.
Advertisements
Qytetarët që do të marrin dozën e dytë të vaksinës kineze AntiCovid iu duhet të presin në rradhë pranë tendave.
Qytetarët janë shprehur shumë të sheqtësuar për situatën në fjalë ku nuk kanë munguar as denoncimet
Kjo është dita e dytë që personat të cilët presin të vaksinohen hasin këtë problem, duke iu dashur të presin me orë të tëra për t’u vaksinuar. Ora News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!