Moti me surpriza, si do të jenë temperaturat në fundjavë

Pas ditëve me temperatura të ulëta dhe prezencë të reshjeve të shiut në disa zona, më në fund në vendin tonë duket se po vjen vera.

Advertisements

Sizmiologu Hakil Osmani bën të ditur për abcnews.al se gjatë kësaj fundjave në territorin shqiptar do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave

“Temperaturat e ajrit gjatë kësaj fundjave në territorin shqiptar do të pësojnë një rritje të ndjeshme duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të shkojnë në 11 apo 12 gradë celsius, ndërsa maksimumet në ultësirën perëndimore pritet të luhate në vlerat 30-31 gradë.

Advertisements

Kjo rritje e ndjeshme e vlerave termike do të shoqërohet me mot të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në vendet malore pritet të ketë herë pas here kalime vranësirash.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kësaj fundjave paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Po ashtu pritet të ketë edhe rritje të temperaturave gjatë kësaj fundjave,” shpjegon Osmani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ka ardhur koha të bësh se*s*”, Antonela ‘shpërthen ndaj Sindit (foto)
Artikulli tjetërCovid-19 në Shqipëri/ MSH: 35 raste të reja dhe 1 jetë e humbur në 24 orët e fundit