“Mos i përzini njerëzit se nuk ju vjen më askush”/ Braçe publikon faturën me ‘çmimet e kripura

Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar një rast abuzimesh me çmimet nga restorantet gjatë sezonit turistik.

Advertisements

Ai ka publikuar një faturë të një restoranti në rrjete sociale me 4 abuzime, si në çmim ashtu edhe nga ana ligjore. Totali i pagesës së faturës është një shumë jo e vogël, 347.50 lekë të vjetra.

Në faturë vihet re se qytetarët kanë konsumuar edhe dater, një lloj midhje e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është 50 mijë lekë, dhe Braçe thekson se kjo nuk kushtoin askund kaq shumë.

Advertisements

Postimi

“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEfekti anësor i Covid-19 lë mjekët pa fjalë
Artikulli tjetërVIDEO/ Monitorime me dron, Policia Rrugore gjobit 93 drejtues mjetesh në aksin Rrogozhinë-Elbasan