Mjeku Sulçebe tregon se çfarë ndodh nëse merr dy doza vaksinash të ndryshme

Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më shumë efekte anësore, thotë mjeku Hamdi Sulçebe.

Advertisements

“Nuk është problem kombinimi i vaksinave. Për shembull, ai që ka bërë një AstraZeneca, mund të bëjë dozën e dytë Pfizer, por jep më shumë efekte anësore”, shpjegon Sulçebe në “Open”.

Doktori i Shkencave thekson se “vaksina është shërimi i sëmundjes”. “Vaksina është mjekimi, është zgjidhja, jo parandalimi. Vaksina është e domosdoshme, ajo do ta zgjidhë problemin. Qytetarët të mos pyesin, të bëjnë cilëndo vaksinë që i ofrohet. Të jenë të kujdesshëm në periudhën midis dy dozave. Kush kujton se mbrohet pas dozës së parë, rrezikon të infektohet”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTràgjìke/ Përmbyset anija me 200 pasagjerë, nuk dihet ende fati i tyre
Artikulli tjetërDel në ankand “super bisha” që Paul Walker drejtoi në “Fast and Furious”