foto ilustruese
Advertisements
Tekniku i minierave është arrestuar ndërsa do të procedohen penalisht dy brigadierë për vde kjen e minatorit 35 vjeçar, Eldi Alla.
I riu humbi jetën pasi e zuri poshtë masivi shkëmbor në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës në një minierë të Bulqizës.
Advertisements
Sipas policisë së Dibrës ata “nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën 35 vjeçari.”
Tekniku i minierës akuzohet për “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”
34 vjeçari i arrestuar me inicialet D.K, banues në Bulqizë.
Të proceduar penalisht shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Aksidenti ka ndodhur në minierën e Albchrome që është pjesë e grupit Balfin, në pronësi rë Samir Manes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!