LUSHNJË
Një fëmijë 3 vjeç ka mbetur i pla go sur mbrëmjen e kaluar në një aksident në Divjakë, teksa sot policia ka arrestuar një 19-vjeçar si shkaktar të aksidentit.
Advertisements
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç banues në Kryekuq, Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan” pa leje drejtimi, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!