Lideri komunist i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka urdhëruar ek zek utimin e një burri para familjes së tij dhe 500 personave të tjerë. Vendimi është dhënë pasi burri kishte blerë cd me filma dhe muzikë nga Koreja e Jugut.
Advertisements
Vi kt ima i identifikuar vetëm me mbiemrin Lee, ishte një kryeinxhinier në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë në Wonsan, provinca Gangwon, shkruan newsbomb.al. Ai u akuzua nga autoritetet për ‘akte anti-socialiste’ për tregtimin e videove të Koresë së Jugut. Lee u kap nga vajza e një zyrtari ose nga grupi vëzhgues i lagjes teksa shiste filma dhe muzikë fshehurazi.
Burri u ek ze kutua vetëm 40 ditë pasi u arrestua, ndërsa gruaja, djali dhe vajza e tij u detyruan të qëndronin në rreshtin e parë bashkë me 500 persona të tjerë, dhe të shikonin momentet e tij të fundit.
Advertisements
“Ky ishte e k zek timi i parë në Provincën Gangëon për veprime anti-socialiste sipas ligjit të mendimit anti-reaksionar”, thanë autoritete e Koresë së Veriut.
Një burim i ka thënë Daily NK, se “Fqinjët e familjes shpërthyen në lot kur panë katër rojet e sigurisë duke marrë gruan e Lee të shembur dhe duke e hedhur atë [në furgon] si një bagazh, por atyre iu desh të kapnin gojën dhe të qanin në heshtje nga frika se mos arrestoheshin për veprën penale “të dhembshurisë për një reaksionar”.
Ka edhe 20 persona të tjerë të cilët janë ndjekje penale pasi u akuzuan për shitje të muzikës dhe filmave të Koresë së Jugut. “Në ditët e sotme, nëse kapeni duke parë një video të Koresë së Jugut, ju merrni një dën im ose me bur gim të përjetshëm ose me vdekje, kështu që askush nuk e di se kush do të ek zekuto het më pas”, i ka thënë burimi Daily NK, trasmeton newsbo mb.al.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!