Lajmi fundit/ U rrëzua nga biçikleta, 17-vjeçari ndërron jetë në spital ndërkohë që policia nis hetimet…

Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen djeshme, e martë 26 maj në spital. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Policia e Tiranës ka referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vd ek jes.

Advertisements

Burime nga policia thanë për gazetaren Bezat se 17-vjeçari M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime.

Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime. Të martën rreth orës 10 ai ka ndërruar jetë në spital.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku kardiolog Edvin Prifti fiton betejën në Apel! Vendimi më i fundit, ja çfarë u vendos për të
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë merr vendimin, vendos datën kur do të fillojë lejimi i organizimit të dasmave