Lajmi fundit/ OBSH merr vendimin e papritur për përdorimin e vaksinës kineze Sinopharm

Morgantown, WV - 16 December 2020: Small bottle of coronavirus vaccine with syringe with background of the Chinese company Sinopharm logo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm.

Advertisements

Kujtojmë që kjo është vaksina e parë e zhvilluar nga një vend jo Perëndimor që merr mbështetjen e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar miliona njerëz në vend dhe ka shpërndarë doza në 45 shtete të tjera. Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Sidoqoftë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme – veçanërisht ato më të varfra, në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi – kishin miratuar më herët vaksinat kineze për përdorim emergjent.

Advertisements

Duke marrë parasysh të dhënat e pakta, efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë prej kohësh i pasigurt. Provat e bëra në Brazil për një tjetër vaksinë, Sinovac-un, treguan një normë efikasiteti rreth 50,4 për qind, e cila është pak mbi pragun e nevojshëm për miratim nga OBSH. Provat e tjera në Turqi dhe Indonezi kanë treguar një shkallë më të lartë të efikasitetit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkarkimi i Metës/ Komisioni Hetimor nuk humbet kohë, mblidhet me urgjencë
Artikulli tjetër“Përputhen”/ Princi zgjedh mënyrën më të bukur për tu deklaruar për Aristelën, ndërsa ajo JO! (foto)