Gazetari i njohur shqiptar, Arsen Rusta, me anë të një postimi në rrjetin social, ka postuar një foto ku shikohen makina luksoze të tipit të fundit të parkuar pashtë ministrisë së Drejtësisë.
Advertisements
Në foto shihen të rreshtuara disa prej mjeteve të viteve të fundit të llojit “Mercedez Benz”. Rusta shkruan se keto mjete luksoze janë të disa zyrtarëve në hirarkinë e drejtësisë dhe shtetit shqiptar.
Rusta e krahason këtë situatë para ndërtesës së “Polit të Drejtësisë” me zyrat e qeverisë amerikane, për të cilat thuhet se ishin mjaft të thjeshta e komode, pasi atje taksat e publikut nuk shpenzohen për luksin e qeveritarëve. Ndërsa shqiptarët e varfër paguajnë për këto makina.
Advertisements
“Koncesionari i Mercedez Benz? Jojo, Kolltuk. Janë automjetet zyrtare të disa zyrtarëve në hirarkinë e drejtësisë dhe shtetit shqiptar. Teksa shihja mjetet dhe prisja të merrja ndonjë përgjigje për pyetjet e publikut! E ktheva veten pas në vizitën tek zyrat e qeverisë amerikane, departamenti i shtetit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!