Kthjellime dhe vranësia kalimatare, ja si parashikohet moti këtë të premte

Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Për pjesën e parë të ditës moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Advertisements

Pas orëve të mesditës, mot do jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6m/s e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 25°C;
zonat e ulëta 11°C deri në 27°C;
zonat bregdetare 13°C deri në 25°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 7 maj 2021
Artikulli tjetërSipas Horoskopit, ja cilën shenjë keni vështirësi ta harroni pas ndarjes