Kolona të gjata në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës mësyjnë drejt Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë Shqipërinë, destinacionin kryesor për pushime. Për pasojë, lëvizja në Rrugën e Kombit, gjatë paradites së sotme paraqitet e rënduar.

Advertisements

Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta, ata kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit.

Disa javë më parë, qeveria e Kosovës, vendosi si masë kufizuese anti Covid, kalimin e kufirit, vetëm më testin negativ PCR të koronavirusit.

Advertisements

Kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve. Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevojë për testin negativ, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, Shqipëria ka dalë nga lista e kuqe e vendeve, që paraqesin risk të lartë të pandemisë Covid 19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidenti i rëndë në Milot-Morinë, kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë, pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore në Kukës
Artikulli tjetërKomisioni Hetimor mbajti mbledhjen e parë për shkarkimin e Metës, reagon ashpër Presidenca