Këngëtarja e famshme në Serbi, pranon pa frikë origjinë shqiptare: Dua të bashkëpunoj me artistë shqiptarë

Këngëtarja e njohur në Serbi, Edita Aradinović nuk e ka aspak problem të pranojë origjinën e saj shqiptare.

Advertisements

27-vjeçarja ka lindur në Serbi dhe është rritur atje, por babai i saj është nga Kosova ndërsa nëna e saj gjysmë egjiptiane.

Gjatë një interviste së fundmi, ajo u shpreh se njerëzit nuk e kanë paragjykuar kur ka zbuluar se është shqiptare, ndërsa pranoi se ka shumë dëshirë të vijë në vendin tonë, pasi nuk ka qenë asnjëherë.

Advertisements

Edita Aradinović tha se është takuar me disa artistë shqiptarë si Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri dhe Loredana, dhe se do i pëlqente të bashkëpunonte me këngëtarët në Shqipëri.

“Kam lindur në Serbi dhe jam rritur atje. Ka shumë shqiptarë që jetojnë atje. Babai im është nga Prishtina, nëna gjysmë egjiptiane. Këndoj në Serbi, në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria, artistë dhe aktorë. S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të vijë kur të rregullohet situata.

Nuk kisha ndonjë problem me origjinën, dhe shpresoj se s’do kem as në të ardhmen sepse jam një këngëtare, jam artistie. I dua njerëzit, ata më duan dhe nuk mendoj se ka ndonjë problem, e bëj këtë punë për 10 vite dhe dy vitet e fundit fillova të ndjek artistët shqiptarë dhe më pëlqyen shumë.

Artisti i parë që kam takuar është Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, e cila është e mrekullueshme dhe Loredanën.

Ndoshta do të vij në Tiranë sepse kam dëgjuar se ka producentë të mirë. Do më pëlqente shumë të bashkëpunoja me artistë shqiptarë, pse jo. Është nder të flas me ju, por asnjëherë s’kam qenë atje. E di që jeni njerëz të mirë, me energji shumë të mirë,”- u shpreh ajo, e ftuar në “Abc-ja e Pasdites”.

Ndërsa foli edhe për jetën private, teksa u shpreh: “Unë jam e lumtur dhe e dashuruar!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE gjithë bota e shqetësuar për raketën hapësinore kineze të dalë nga kontrolli, mund të bjerë mbi vende të banuara
Artikulli tjetër“Dil nga Për’puthen se s’ta var njeri aty”, Sindi i kthehet ‘keq’ komentueses në Instagram (foto)