Këmbësorë dhe shoferë kujdes se do e pësoni! Ashpërsohen masat nëse shkelni Kodin Rrugor

Ndryshon Kodi Rrugor.

Advertisements

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi deklaroi në seancën plenare se do të ketë një ashpërsim të masave për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Të nderuar përdorues të rrugës, drejtues mjeti apo këmbësorë, pavarësisht moshës në ndryshimet që miratohen sot në Kodin Rrugor, ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit, pas përdorimit të alkoolit, për përdorimin e celularit, apo shkelje të përsëritura.

Advertisements

Një sjellje e re që sillet në Kodin Rrugor është sjellja agresive në rrugë, kur ju drejtues të mjeteve në rrugët urbane apo dytësore ushtroni presion apo agr esion të mjetit nëpërmjet sistemit të ndriçimit, duke mos ruajtur distancën, duke kërkuar rrugën padrejtësisht dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe kryesisht të përdoruesve të rrugës”, tha Hysi.

Ajo tha se në Kodin Rrugor shtohet edhe këshillimi, si një masë e re për kategori shkeljes të caktuara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCila është shenja më me fat e muajit? Astrologia Meri i rëndit me radhë shenjat
Artikulli tjetërKush i pëlqejnë më shumë, meshkujt apo femrat? Bebe Rexha na habit me deklaratën e saj