Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili? Monika Kryemadhi zgjedh deputetin e ardhshëm, nuk pritej

Monika Kryemadhi duket se e ka bërë zgjedhjen e saj. Deputetët që do përfaqësojnë LSI në Parlamentin e ri do të jenë Erisa Xhixho, vetë Monika Kryeamdhi, Agron Çela dhe Petrit Vasili.

Advertisements

Pas leximit të rezultateve të 25 prilli, kryetarja e LSI u vu përballë një dileme: të zgjidhte mes Kejdi Mehmetajt dhe Petrit Vasilit. Duke qenë se fitoi në të dy qarqet ku kandidonte dhe kishte vendosur emrin e para në listë, Monika Kryemadhi duhet të zgjidhte nëse do pranonte mndatin e Fierit apo të Tiranës.

Në Tiranë, LSI ka arritur të sigurojë dy mandate, Monika Kryeamdhi e renditur e para dhe Erisa Xhixho e renditur e dyta, ndërsa nënkryetari Petrit Vasili i renditur i treti nuk arriti të siguronte mandatin. Në Fier, Monika Kryemadhi arriti gjithashtu të fitonte mandatin pasi u rendit e para, kurse Kejdi Mehmetaj e renditur e dyta, jo.

Advertisements

Duke qenë se prioritet i Monika Kryemadhit ishte Tirana, shumë menduan se ajo do të pranonte mandatin e zgjedhësve të kryeqytetit dhe do të hiqte dorë nga ai i Fierit, për t’ia lënë atë Kejdi Mehmetajt.

Por, nga zhvillimet e fundit duket se në zyrat e LSI ka një tjetër plan.

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili pas 25 prillit ka intensifikuar daljet publike për mediat, me akuza e denoncime për vjedhje të votave. E mesa duket një zë të tillë Monika Kryemadhi ka vendosur ta ketë sërish në Parlament, për “luftën parlamentare” me Edi Ramën, i cili arriti të siguronte mandatin e tretë dhe shkon n legjislaturën e re me 74 deputetë socialistë.

E kundërta ka ndodhur në fakt me Kejdi Mehmetajn. Kandidatja e Fierit duke se është njohur me këtë “vendim” të kryetares Monika Kryeamdhi dhe prej ditësh nuk është shfaur fare në media.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidenti në Milot, kanë nisur kërkimet për një person të tretë që ka rënë në kanalin me ujë
Artikulli tjetërSi ta eliminoni gërhitjen duke ngrënë, ja ushqimet që rekomandohen në darkë