Itali: Bie kabina e teleferikut, 4 të vdekur, 2 fëmijë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në provincën Verbania-Cusio-Ossola të Italisë.

Advertisements

Një kabinë në teleferikun Stresa-Mottarone u shkëput në pikën më të lartë të saj, ndërsa me të ishin duke lëvizur 11 persona.
Deri tani janë konfirmuar 4 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë.

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavos.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFituesi i Eurovizion thith kôkainë live gjatë spektaklit?! Publikohet videoja që po bën xhiron e rrjetit
Artikulli tjetërSezoni i Binjakëve, ja çfarë duhet të dini për meshkujt dhe femrat e kësaj shenje “dinamike”