“Iron Man” i jetës reale, marinsi lëviz mbi anije me kostumin fluturues (video)

Duket si skenë e një filmi, por nuk është.

Advertisements

Kompania që prodhon kostume fluturuese, Gravity Industries ka filluar të testojë produktin e saj së bashku me marinsat e Mbretërisë së Bashkuar, për të parë sesi ky produkt mund të ndihmojë në operacionet detare.

Dhe ata fluturojnë vërtet, duke e bërë Iron Man-in të mos duket më një koncept dhe aq i largët.

Advertisements

Kompania tha se ekipi i saj kaloi tre ditë me 42 ushtarë të Marinës Mbretërore në brigjet jugore të vendit. Një video e publikuar prej saj tregoi sesi ushtarët britanikë lëviznin nga një anije në tjetrën përmes kostumeve fluturuese.

Gravity Industries sqaroi në një deklaratë të saj se kostumi fluturues është krijuar që të ofrojë qasje jashtëzakonisht të shpejte në çdo pjesë të anijes, krijon mundësinë që marinsat t`i kenë duart të lira për të mbajtur një ar më dhe mund të diktojnë nga shënjestrat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAnxhela Peristeri ka një përgjigje për të gjithë ata që e “tallën”
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë në Prizren, pronari i motelit abùzon se*sualisht me 35-vjeçaren shqiptare e cila ishte shtatzënë