Instituti i Statistikave raporton për një rritje të lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqeve të reja për ndërtim në tremujorin e parë të vitit 2021. Sipas të dhënave zyrtare në 3-mujorin e parë të 2021 janë miratuar gjithsej nga bashkitë 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja , me rritje 36,4% me shume krahasuar me tremujorin e mëparshëm ku u dhanë 184 leje ndërtimi.
Advertisements
Bashkia Tiranë ka lëshuar 72 leje të cilat përbëjnë 28.6% të totalit. Krahas numrit të lejeve, rritje të ndjeshme ka pësuar edhe sipërfaqja e re e ndërtimit. INSTAT vlerëson se në tremujorin e parë të këtij viti, sipërfaqja e re u rrit me 80% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Që nga viti 2005 tremujori i parë i këtij viti ishte i dyti me sipërfaqen më të madhe të dhënë për ndërtim. Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura me të nuk ishin të goditura nga pandemia Covid-19,duke u bërë frenuese kryesore e rënies ekonomike.
Në vitin pandemik të 2020 ekonomia shqiptare ra me 3.31% shumë më e ulët se prishmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!