I harruar tek Lazio, Strakosha bën gati valixhet, gardiani kuqezi kërkohet edhe në Angli

Thomas Strakosha ka humbur prej kohësh postin e titullarit tek Lazio por nuk ka humbur akoma admiruesit e tij. Mes problemeve me dëmtimet dhe shqetësimet që i solli COVID-19, Strakosha po arkivon sezonin e tij më të vështirë në Serie A. Të jesh zëvendësues i Pep Reina nuk është e lehtë, një status që Strakosha nuk e pranon, çka ka bërë që mes palëve të ketë një krisje të madhe pavarësisht respektit reciprok. Strakosha futet në vitin kur i skadon kontrata, në qershor 2022, dhe ky është momenti i duhur për tu ulur në një tavolinë dhe për të diskutuar të ardhmen.

Advertisements

Strakosha pret jo vetëm ti rikthehet statusi si titullarë por nëse do të pranonte rinovimin e kontratës kjo do të bëhet me një përmirësim të ndjeshëm të pagës. Nëse palët nuk gjejnë një kompromis në këto dy kushte atëherë Igli Tare është i de tyruar ta shes pasi rrez ikon ta humbas me parametra zero.

Strakosha
Sipas mediave italiane, portieri kuqezi ka përfunduar së fundmi në radhët e Southampton. Premier League nuk është një risi për Strakoshën pasi edhe më herët është folur për një interesim nga ana e Tottenham apo Arsenal. Strakosha gjithashtu ka admirues edhe në Serie A ku interesim për të ka shfaqur edhe ekipi i Bologna.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFestë në familjen e Ardit Gjebreas, moderatori ndan momentin emocionues
Artikulli tjetërLajmi fundit/ E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari i jep fund jetës së tij