I fundit! Tatimet thirrje urgjente qytetarëve: Duhet të deklaroni të ardhurat e krijuara …

Me anë të një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë thirrje ditën e sotme se qytetarët rerzident në shqipëri dhe që kanë bërë para jashtë territorit shqiptar huhet ti deklarojnë.

Advertisements

Ajo shton më tej se janë subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave DIVA-2020, se këto të ardhura bruto dhe tatimin e paguar për to, duhet t’i raportojnë me saktësi në seksionin përkatës në këtë deklaratë, brenda datës 30 Qershor 2021.

Deklarimi në mënyrë të saktë dhe korrekte shmang penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi.

Advertisements

Në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, në baza reciproke, me administratat tatimore homologe të vendeve të tjera, Administrata Tatimore Shqiptare do të marrë dhe kryqëzojë të dhënat mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jorezidentë) në këto shtete.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Për më shumë informacion ju mund të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLehtësimi i masave anti-Covid, Eugena Tomini na jep lajmin e mirë
Artikulli tjetërMomenti kur i vendoset trìtòl shtëpisë së koordinatorit të PD (video)