Habit Kryegjyqtarja e Elbasanit: S’e di kush i ka shpërndarë videot, s’kam TikTok

Ka reaguar për herët të parë pas lajmeve të publikuara në media, ku shfaqet në video “prov okuese” në ambientet e gjykatës, kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Advertisements

Në një prononcim për A2, Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedanit.

Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”.

Advertisements

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA është penduar nga 1-10 që u martua me Mark Frrokun? Rudina Dembacaj i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen
Artikulli tjetërEkspertët tregojnë mënyrat më të mira për të lehtësuar migrenën pa ilaçe