Gazetari zbulon ngjarjen e bujshme: Gramoz Ruçi u shpall non-grata nga SHBA në 2004, si Fatos Nano bindi DASH brenda 24 orëve të ndërronin mendje(POSTIMI)

Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar se ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, personi të cilit, amerikanët i kanë vendosur “non-grata” në vitin 2004. Por ka qenë kryeministri i kohës, Fatos Nano që sipas gazetarit ka bindur DASH, (Departamentin Amerikan të Shtetit) që të hiqte “non-gratan”. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari thotë se “Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?! Meqe DASH ka dosje…”.

Advertisements

Por nuk është Çollaku personi i parë që flet në media për një zyrtar të nivelit të lartë në PS që është shpallur non-grata. Diplomati Agim Nesho u shpreh disa ditë më parë se një zyrtarit të lartë në PS ishte shpallur non-grata shumë vite më parë.

“Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë. Kam qenë personalisht atje dhe kam bërë takimet. Çova ftesë personale dhe ky personi non-grata u ul me motrën e Bush. Nga PS-ja në Kongresin Amerikan. Tani është në pozicione të larta. Nuk dua të them emra, nuk merrem me njerëzit”, u shpreh Nesho.

Advertisements

Reagimet vijnë disa ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata në SHBA. Berisha nuk i ka pranuar akuzat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili e akuzoi publikisht si të korruptuar dhe person që ka minuar demokracinë. Dje ai njoftoi një padi për shpifje dhe vijim të betejës “për dinjitetin njerëzor”. Dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDo habiteni nga rezultatet/ Stina e manave, konsumoni sa më shumë, ja rëndësia e tyre në organizëm
Artikulli tjetërIncident në bazën ushtarake të Pashalimanit, një person në gjendje të rëndë