Ditët e enjte dhe e premte do të karakterizohen nga mot i paqëndrueshëm.
Advertisements
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme është bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Përgjithësisht në qendër e veri do të mbizotërojnë vranësirat e ndërsa në jug dhe kthjellime.
Advertisements
Reshjet e shiut do të jenë të karakterit të shtrëngatave lokalisht dhe me rrufe në veriperëndim.
Duke ditur që jemi në stinën e pranverës reshjet kanë karakteristikë të nisin në orët me temperatura në rritje dhe përfundimi i tyre vjen i menjëhershëm.
Era do të mbizotërojë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi i forcës 3 ballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!