Shpërthen goma e autobuzit në ecje, plagoset një grua në “rrugën e Kavajës”

Një incident është regjistruar ditën e sotme në “rrugën e Kavajës”, ku mësohet se ka plasur goma e një autobuzi i cili ishte në ecje e sipër.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, si rezultat është lënduar lehtë një grua, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe është dërguar menjëherë në spital.

“Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlutura Açka: Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e vrullshme në fushatë!
Artikulli tjetërVIDEO/ Momenti kur Izraeli shkatërron godinën e mediave në Gaza